Internet në Shqipëri me eSIM
Krahaso paketat aktive për Shqipëri dhe zgjidh sasinë e internetit e ditët që të përshtaten.
Paketa eSIM për Shqipëri
9 pako aktive në këtë faqe. Çmimi, vlefshmëria dhe disponueshmëria përfundimtare konfirmohen para pagesës.
Ndihmë për zgjedhjen e pakos
Cila pako i përshtatet udhëtimit tënd?
- Me limit: një sasi e caktuar interneti për udhëtimin. Kontrollo GB-të dhe afatin e vlefshmërisë.
- Pa limit: kontrollo sasinë ditore me shpejtësi të plotë dhe kufizimet e shpejtësisë së pakos.
- Hartat dhe mesazhet zakonisht harxhojnë më pak internet se videot. Shkarkimet, video-thirrjet dhe hotspot-i mund të harxhojnë shumë më tepër.
Filtro pakot9 nga 9 pako
Filtrat vlejnë vetëm për pakot në këtë seksion.
Asnjë pako nuk përputhet me këta filtra.
Shqipëri
LokaleShqipëri
Lokale1 detaj tjetër
Shqipëri
Lokale1 detaj tjetër
Shqipëri
Lokale1 detaj tjetër
Shqipëri
LokaleShqipëri
LokaleShqipëri
LokaleShqipëri
LokalePër qëndrime më të gjata
6 pako rajonale me mbulim për Shqipëri, të vlefshme mbi një muaj — nga 45 ditë deri në një vit. Mbulojnë edhe shtete të tjera, prandaj rrinë veçmas nga pakot lokale.
Këto mundësi për qëndrime më të gjata janë të veçanta dhe nuk ndryshohen nga filtrat më sipër.
Globale
Globale · 201 vendeEuropa
Europa · 41 vendeEuropa
Europa · 41 vendeGlobale
Globale · 201 vendeGlobale
Globale · 201 vendeGlobale
Globale · 141 vendePlanifiko udhëtimin në Shqipëri
Për road trip, pushime bregdetare, navigim dhe rezervime gjatë qëndrimit. Udhëton nëpër disa shtete? Ky destinacion mbulohet edhe nga pakoja e Europës dhe pakoja e Ballkanit.
Shqipëri
Shembuj destinacionesh udhëtimi: Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Rrjeti dhe sinjali varen nga pakoja e zgjedhur, operatorët lokalë dhe vendndodhja jote.
Bregdeti, rrugët dhe sezoni
Në Tiranë, Durrës e Vlorë mbulimi asht i mirë. Përgjatë bregdetit të jugut, te Ksamili dhe plazhet e vogla mes Himarës e Sarandës, sinjali varion — dhe në gusht rrjeti mbingarkohet nga vizitorët.
Ballkani+ përfshin Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me eSIM të veçanta sipas shtetit. Kur kalon kufirin, zgjidh profilin e shtetit ku ndodhesh për internet. Të dhënat e mbetura nuk kalojnë nga një shtet te tjetri.
Sa të dhëna për një javë
Për harta, WhatsApp dhe foto gjatë një jave bregdeti, një pako e mesme mjafton. Nëse ngarkon video në rrjete sociale çdo mbrëmje, merr një shkallë më lart — WiFi-i i apartamenteve asht i paparashikueshëm.
Shqipëria nuk asht në BE, ndaj linja jote gjermane a zvicerane tarifohet sipas listës së operatorit. Fike data roaming-un dhe lëre internetin te eSIM-i.
Si funksionon
Zgjidh pakon
Lexo GB-të, vlefshmërinë, rrjetet dhe kushtet e përdorimit që shfaqen te pakoja.
Përfundo porosinë
Kontrollo çmimin final dhe të dhënat e porosisë para pagesës.
Instalo eSIM-in
Kur porosia furnizohet, ndiq udhëzimin në llogari. Procesi zakonisht zgjat vetëm pak minuta në një lidhje të qëndrueshme Wi‑Fi.
Pyetje të shpeshta
A duhet telefoni im ta mbështesë eSIM-in?
Po. Pajisja duhet të jetë kompatibile me eSIM dhe e zhbllokuar nga operatori. Kontrollo modelin dhe rajonin e pajisjes para blerjes.
Kur duhet ta instaloj eSIM-in për Shqipëri?
Lexo udhëzimin e pakos para nisjes. Mund ta instalosh me Wi‑Fi, ndërsa koha e fillimit të vlefshmërisë varet nga kushtet e pakos që konfirmohen para pagesës.
A e mbaj numrin dhe WhatsApp-in tim?
Në shumicën e telefonave mund ta mbash linjën kryesore aktive dhe ta përdorësh eSIM-in për internet. Cilësimet varen nga pajisja dhe operatori yt kryesor.
A është sinjali i njëjtë kudo në Shqipëri?
Jo. Mbulimi dhe shpejtësia varen nga rrjeti lokal, vendndodhja, pajisja dhe ngarkesa e rrjetit. Shiko rrjetet e listuara te pakoja kur janë të disponueshme.
A më duhet pako tjetër kur kaloj nga Kosova në Shqipëri?
Me Ballkani+ të dy shtetet përfshihen në një blerje, por kanë eSIM të veçanta. Kur hyn në Shqipëri, zgjidh profilin e Shqipërisë për internet. Pakoja lokale e Kosovës nuk mbulon Shqipërinë.
Sa të dhëna për një javë në bregdet?
Për harta, mesazhe dhe foto mjafton një pako e mesme. Video në rrjete sociale çdo ditë kërkon një shkallë më lart.