← Ballina

Si mund të ndihmojmë?

Përgjigjet për pyetjet që na bëhen më shpesh. Nëse nuk e gjen atë që kërkon, na shkruaj — përgjigjemi çdo ditë 09:00–21:00.

Sa shpejt e marr QR-in pas pagesës?

Zakonisht brenda pak minutash. QR-i dhe kodet e instalimit manual të vijnë me email dhe i gjen gjithmonë te eSIM-et e mia në llogari ose në aplikacion.

Nëse porosia kalon një kontroll të shkurtër sigurie, mund të zgjasë pak më shumë — QR-i shfaqet vetë sapo aprovohet dhe nuk duhet të paguash sërish.

Si e instaloj eSIM-in?

iPhone:

  1. Hap Cilësimet → Celular → Shto eSIM
  2. Skano QR-kodin, ose zgjidh Fut detajet manualisht
  3. Në destinacion aktivizo Data Roaming për linjën PRIeSIM

Android:

  1. Hap Cilësimet → Rrjeti & interneti → SIM-et
  2. Prek Shto eSIM dhe skano QR-kodin
  3. Aktivizo të dhënat mobile për linjën e re

Emrat e menuve ndryshojnë pak sipas prodhuesit. Mos e fshi eSIM-in pas instalimit — s'riinstalohet me të njëjtin QR.

Çka ndodh kur mbaron pakoja?

Interneti ndalet, por eSIM-i mbetet në telefon. Mund ta rimbushësh nga aplikacioni pa instaluar QR të ri — edhe pasi pakoja ka skaduar.

Rimbushja varet nga operatori: sa kohë ai ofron pako për atë eSIM, ti mund ta vazhdosh. Nëse nuk e njeh më, app-i ta thotë hapur dhe të propozon një pako të re.

Si funksionon rimbursimi?

Ke të drejtën ligjore të tërheqjes brenda 14 ditëve. Për eSIM të furnizuar menjëherë kjo e drejtë mund të humbet sapo fillon furnizimi, sepse e kërkon vetë atë me pagesë.

Pavarësisht kësaj, të drejtat mbeten nëse eSIM-i nuk u dorëzua, ka defekt ose nuk përputhet me përshkrimin. Na shkruaj dhe e diagnostikojmë; sipas rastit rilëshojmë, zëvendësojmë ose rimbursojmë.

Për raste vullnetare — pagesë e dyfishtë, QR që s'u dorëzua — zakonisht kthimi bëhet brenda 5–10 ditësh pune.

Para blerjes: numri yt, WhatsApp-i, telefonat që e mbështesin eSIM-in dhe hotspot-i shpjegohen te Pyetjet e shpeshta.

Asnjë pyetje nuk përputhet. Provo fjalë tjetër ose na shkruaj direkt.

Udhëzuesit e instalimit

Hap pas hapi, me pamje reale ekrani — nga blerja te lidhja e parë. iPhone-i ka edhe instalimin direkt, pa QR-kod fare.

Pagesa të sigurta

Blerjet procesohen nga operatorë të licencuar pagese. Formulari i kartelës hapet te faqja e tyre e sigurt — PRIeSIM nuk e sheh dhe nuk e ruan numrin e kartelës ose CVC-në.

PayseraRaiffeisen Bank

Nuk e gjete përgjigjen?

Asistenti ynë të përgjigjet menjëherë, në çdo orë. Për gjëra që duan dorë njeriu: WhatsApp çdo ditë 09:00–21:00, ose email.