PRIeSIM
SQ
PRIeSIM për biznese

eSIM për stafin tuaj, pa roaming dhe pa kartela fizike.

Faturë vendase nga PRCONNECT, një person e menaxhon gjithçka, punëtorët e marrin eSIM-in me email dhe e instalojnë për pak minuta.

PRIeSIM

Si funksionon

01

Na shkruani

Plotësoni formularin më poshtë me numrin e përafërt të punonjësve që udhëtojnë. Ju kthehemi brenda një dite pune.

02

Ju hapim llogarinë e biznesit

Krijojmë llogarinë e firmës suaj dhe ju shtoni email-et e stafit. Një person e menaxhon gjithçka nga një vend.

03

eSIM-et dorëzohen në çast

Çdo punonjës e merr eSIM-in me email dhe kod QR, pa pritje. Në fund të muajit merrni një faturë të bashkuar me afat pagese.

Për kë është

Transport ndërkombëtar

Shoferët që kalojnë disa shtete në një udhëtim marrin një eSIM rajonal ose global, pa ndërruar kartela në çdo kufi.

Shitje dhe panaire

Ekipi i shitjeve mbetet i lidhur në panaire dhe vizita te klientët jashtë vendit, me internet që punon që nga zbritja e avionit.

Ekipe projektesh

Për një projekt disajavor jashtë vendit, secili anëtar merr pakon e vet dhe ju e shihni përdorimin e secilit.

Udhëtime pune

Për udhëtime të shkurtra pune, një pako e vogël për disa ditë kushton më pak se një ditë roaming.

Çmimet

Çmimet e katalogut

Paguani të njëjtat çmime që shihni te faqja e destinacioneve — pa çmim të fshehur për biznese.

Zbritje sipas volumit

Sa më shumë eSIM në muaj, aq më e madhe zbritja. E caktojmë bashkë sipas nevojës suaj reale.

Pa tarifa fikse

Nuk ka abonim, pagesë mujore apo kosto për llogarinë. Paguani vetëm eSIM-et që porositni.

Pyetje të shpeshta

A duhet të ketë llogari çdo punonjës?

Jo. eSIM-i i vjen punonjësit me email, me kodin QR dhe udhëzimet e instalimit. Llogaria e biznesit menaxhohet nga një person.

A e shoh unë përdorimin e stafit?

Po. Menaxheri sheh GB-të e mbetura dhe afatin për çdo eSIM të porositur nga llogaria e biznesit.

Si bëhet pagesa?

Me faturë dhe transfertë bankare, në fund të muajit. Afati i pagesës caktohet sipas marrëveshjes.

Cilat shtete mbulohen?

Mbi 200 destinacione me pako lokale, plus pakot Europa, Ballkan dhe Globale. Kontrolloni listën e vendeve të çdo pakoje para porosisë.

Na shkruani

Ju kthehemi brenda një dite pune me një ofertë sipas numrit të punonjësve.

Të dhënat përdoren vetëm për t’ju kontaktuar.