← Ballina

Politika e privatësisë

Versioni 2026-07-20 · në fuqi nga 20 korrik 2026

1. Fusha dhe kontrolluesi

Kjo politikë vlen për shërbimin eSIM në priesim.com dhe aplikacionet PRIeSIM. Kontrolluesi është PRCONNECT Sh.p.k., Prishtinë, Republika e Kosovës. Kontakti për privatësi: info@prconnect-ks.com.

Sigurimi shëndetësor në udhëtim është i ndarë dhe aktualisht i çaktivizuar. Nëse aktivizohet, të dhënat e policës do të trajtohen sipas njoftimit të veçantë të sigurimit dhe dokumenteve të PRISIG-ut, jo sipas këtij përshkrimi të zakonshëm të eSIM-it.

2. Të dhënat që përpunojmë

Nuk ruajmë numrin e plotë të kartës, CVV-në ose kredencialet e portofolit. Nuk përdorim identifikues reklamash dhe nuk bëjmë gjurmim ndërmjet aplikacioneve.

3. Pse dhe mbi çfarë baze

4. Marrësit dhe transferet

Të dhënat ndahen vetëm kur duhet me: partnerët teknikë të eSIM-it për furnizimin dhe administrimin e shërbimit; bankën ose PSP-në për pagesën; ofruesin e email-it; ofruesin e hostimit; këshilltarë/auditorë dhe autoritete kur ligji e kërkon. Këta marrin vetëm të dhënat e nevojshme sipas rolit të tyre.

Disa furnizues mund t’i përpunojnë të dhënat jashtë Kosovës/EEA-së. Kur kërkohet, përdorim kontrata dhe masa të përshtatshme mbrojtëse dhe vlerësojmë vendin/marrësin. Mund të kërkosh informacion për garancitë e zbatueshme.

5. Afatet

Llogaria ruhet deri në fshirje; kredencialet e QR-së hiqen/anonomizohen kur llogaria fshihet, përveç kur duhen për një çështje aktive. Të dhënat minimale të porosisë/faturës ruhen për afatin ligjor financiar/tatimor. Log-et e sigurisë dhe diagnostikës mbahen vetëm sa duhet për hetim e stabilitet. Pëlqimi për marketing ruhet derisa të tërhiqet dhe si dëshmi për aq sa kërkon ligji.

6. Të drejtat e tua

Mund të kërkosh qasje, kopje, korrigjim, fshirje, kufizim, kundërshtim dhe, kur zbatohet, bartje të të dhënave. Mund ta tërheqësh pëlqimin dhe të kundërshtosh marketingun direkt në çdo kohë. Llogaria fshihet në app te Profili → Të dhënat e mia ose te Fshirja e llogarisë.

Për ankesë na kontakto fillimisht; ke të drejtë t’i drejtohesh edhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

7. Cookie, fëmijët dhe vendimmarrja

Cookie/ruajtja thelbësore përdoret për sesionin, sigurinë dhe preferencat. Analitika ose marketingu aktivizohet vetëm pas pëlqimit. Shih Politikën e cookie-ve. Shërbimi u ofrohet personave me zotësi për të lidhur kontratë ose me autorizimin e kujdestarit. Nuk marrim vendime vetëm automatike me efekt juridik dhe nuk i shesim të dhënat.

8. Siguria dhe kontakti

Përdorim enkriptim gjatë transmetimit, kontroll qasjeje, fjalëkalime të hash-uara, revokim sesionesh dhe kufizim kërkesash. Asnjë sistem nuk është pa rrezik; incidentet trajtohen sipas detyrimeve ligjore.

PRCONNECT Sh.p.k.
Prishtinë, Republika e Kosovës
info@prconnect-ks.com · +383 48 441 256